Gjatë një interviste në emisionin “Vo Centar” të televizionit Alsat-M, ish gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.
Gjenerali serb në intervistën për emisionin “Vo Centar” të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat e kësaj lufte .

Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë.

Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së, të cilën vazhdimisht e quan “organizatë terroriste”.
gjenerali-serb-tregon-se-pse-e-likuiduan-adem-jasharin-me-familje-video_hd

Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
– Si do t’i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
– Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t’i sillnin të huajt këto besime!

 

 

KOFTLARG

Menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me qëndrimin se “Fryma Rugoviane” është në fakt sëmundje ngjitëse, ka reaguar personi më kompetent për krejt këtë ngjarje.

Burdushi ka treguar të vërtetën rreth historisë së familjer Rugova.

“Familjes Rugova i kanë bërë sehire. Kanë shkel dikun në vend të keq ose iu kanë ranë msysh. Është krejt cështje e sehireve se nuk ka të bëjë më sëmundje”, ka thënë Burdushi.

Sipas tij, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, familja fillimisht ka shkuar shumë mirë, por xhinda të ndryshëm dhe syri i keq kanë bërë që Ukë Rugovës si djali më i pashëm të shkel në vend të keq.

“Ska asnjë arsye tjetër. Ukës i kanë hy koftlargtit edhe duhet me ja hjek po qe ai spo vjen”, ka thënë Burdushi.

Por Burdushi ka premtuar se vet do të shkojë në shtëpinë e Rugovës për ti hequr koftlargtit dhe se pas kësaj familja do të kthehet në terezi dhe në rrugën e drejtë. Ka premtuar edhe një burrë për Teutën.

Nanosit ju dorëzuan si ndihmë e parë në dorë 600.000 CHF. Parlamenti i Serbisë ka vërtetuar se edhe Serbia e pat ndihmuar PSSH-në me 17 milionë dollarë “për ta destabilizuar Shqipërinë’’

Nanosit ju dorëzuan si ndihmë e parë në dorë 600.000 CHF. Parlamenti i Serbisë ka vërtetuar se edhe Serbia e pat ndihmuar PSSH-në me 17 milionë dollarë “për ta destabilizuar Shqipërinë’’.
Shefqet Jashari – Strofci
Majtistët donin ta shkatërronin LDK-në, lufta që kurrë nuk pushoi
Derisa Fatos Nano, kishte për qëllim rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti për ta marr vet atë pushtet mbi shqiptarët e Shqipërisë. Edhe pararoja staliniste e LPK-së kishte të njëjtat synime: Largimin e Dr. Ibrahim Rugovës nga skena politike dhe shkatërrimin e LDK-së që ata të bëhen pari e Kosovës. Marrëveshja parashihte që LPK-ja ta ndihmonte me mjete financiare Fatos Nanon dhe PSSH-në. Në anën tjetër Fatos Nano së bashku me Fatos Klosin, u zotuan se pasi të vijnë në pushtet do ta ndihmojnë LPK-në dhe forcat e majta të Kosovës për t’i realizuar synimet e tyre në Kosovë.
Duke qenë i vetëdijshëm Fatos Nano dhe Fatos Klosi se LPK-ja dhe forcat tjera majtiste të Kosovës nuk kishte “kaçik” t’i realizonte synimet e tyre pa një organizim të mirëfilltë të mbështetur në parimin “qëllimi i arsyeton mjetet”, murrën për detyrë që ta aftësojnë LPK-në në të gjitha aspektet.
I pari i SHIK-ut të Shqipërisë Fatos Klosi e ndihmoi Xhavit Halitin ta formonte SHIK-un e tij. Po ashtu e ndihmuan edhe Kryesinë e LPK-së, dhe redaksinë revistës “Zëri i Kosovës” me ekspert të ish- Sigurimit të Shtetit, për t’i aftësuar të bëjnë një luftë të ashpër kundër dr. Ibrahim Rugovës, LDK-së, institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kundër Sali Berishës, PD-së dhe forcave demokratike të Shqipërisë.
Për ta bërë të plotfuqishme Marrëveshjen e arritur në mes Xhavit Halitit dhe Fatos Nanos, me ftesën e kryesisë së LPK-së, në pranverën e vit 1993 arriti në Zvicër një delegacion i PSSH-së në i kryesuar nga kryetari e saj Fatos Nano, për të biseduar me Kryesinë e LPK-së për miratimin e marrveshtjes që e kishin arritur Fatos Nano dhe Xhavit Haliti. Delegacioni i PSSH-së ishte në këtë përbëje: Fatos Nano, Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Plumbi, Sabit Brojka, e ndonjë tjetër. Ndërsa LPK-në, në atë takim e përfaqësonte Kryesia e saj. Marrëveshja u miratua nga të dy palët.
Xhavit Haliti kërkonte nga Nano ta ndihmonte realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut
Nanosit ju dorëzuan si ndihmë e parë në dorë 600.000 CHF. Parlamenti i Serbisë ka vërtetuar se edhe Serbia e pat ndihmuar PSSH-në me 17 milionë dollarë “për ta destabilizuar Shqipërinë’’. Edhe më vonë LPK-ja e ndihmoi Nanon me mjete financiare, por ndihma më e madhe ju bë atij më 1997, kur pararoja staliniste e LPK-së nën udhëheqjen e Ibrahim Kelmendit mur pjesë në shkatërrimin e shtetit shqiptar së bashku me komunistët e rrugaçët e Shqipërisë, dhe me kriminelë e hajna shqiptarë, të cilët Qeveria greke i lëshoi nga burgjet e saja për ta ndihmuar Nanon dhe komunistët shqiptarë.
Të shikojmë si e shpjegon atë marrëveshje gazetari i mirënjohur Bledi Fevziu, në shkrimin e tij: ’’Zeka kosovari misterioz’’, të botuar në revistën’’Klan’’( mars 2000). Së pari na e jep një biografi të shkurtër të Xhavit Halitit, pastaj kalon në shpjegimin e marrëveshjes së Zurihit. Ai thotë: ‘’I veshur gjithnjë shik, i heshtur dhe me një buzëqeshje që duket se nuk I ndahej kurrë, Xhavit Haliti një prej njerëzve më të rëndësishëm politikë të Kosovës. Vetëm tani vonë e ka zbuluar identitetin e tij, ose më mirë e ka zbuluar për të gjithë, edhe për ata që e kanë ndjekur Kosovën nga larg dhe gjatë përballjeve në lokalet luksoze të Tiranës në këto vite, e kanë konsideruar një të huaj të zakonshëm… Gjithnjë prezent e misterioz njëherazi, njeriu që kalonte shpesh mbrëmjeve në barin e Hotel Rognerit në Tiranë, ka befasuar shumë vetë kur është shfaqur në ekranet televizive përkrah Thaçit në Rambuje. Anëtar i delegacionit të UÇK-së, ai ngërthente në të vërtetë brenda tij, gjithë historinë e trazuar të 20 e ca viteve të rezistencës kundër serbëve në Kosovë… Një histori që vetëm tani vonë, atij i pëlqen ta prek disi. Pa harruar të thotë se një pjesë të madhe të saj nuk do ta tregoj kurrë. Se do ta marrë me vete, së bashku me emrin e tij të dytë, pseudonimin Zeka, që me kalimin e viteve, është bërë më i njohur edhe se sa emri i vërtetë”.
Bledi Fevziu në mesin e shumë të dhënave biografike për Xhavit Halitin, na jep edhe ca të dhëna për Marrëveshjen e Zurihut. Ai thotë: “Zeka dëshmon se kishte filluar edhe kontaktet me klasën e re politike shqiptare. Ramiz Alija kishte ikur dhe njerëzit që e kishin zëvendësuar atë, ishin kontaktuar të parët. Fillimisht Nano, pas largimit nga posti i Kryeministrit më 1991, dhe gjatë një vizite në Zvicër më 1993. Zeka duket se ruan për vete detajet e bisedave me liderin socialist në pranverën e vitit 1993, por ai thotë se në mes tyre u vendos një pakt xhentellmensh. Nano u angazhua ta ndihmojë lëvizjen separatiste nëse PS vinte në pushtet. Kjo ndodhi vërtet sipas Zekës në pranverën e vitit 1998. Por deri atëherë pati edhe kontakte tjera. ’’
Siç po shihet ‘’Zeka’’ ia tregoi Bledi Fevziut, obligimet që i kishte marrë Fatos Nano si palë e asaj marrëveshjeje, por nuk ia tregoi obligimet konkrete të LPK-së, ndaj palës tjetër, PSSH-së. Por kjo nënkuptohet kur thotë se’’Zeka duket se i ruan për vete detajet e bisedave me liderin socialist në pranverën e vitit 1993.’’
Për ato ‘’kontaktet tjera’’ që i ka pasur Xhavit Haliti me Fatos Nanon (pas marrëveshjes së Zurich-it) që i përmend Bledi Fevziu, e ka fjalën për marrëveshjet e Xhavit Halitit me Nanon gjatë vitit 1998. Për këto takime dhe marrëveshje të tyre flet vet Xhavit Halitit në intervistën e tij të botuar në gazetën ’’Zëri’’ 5- 12 shkurt 2001. Ai në intervistën e tij tregon edhe për ‘’shumë marrëveshje dhe vendime të pa shkruara’’ që ai i ka lidhur me kreun e Qeverisë së Shqipërisë, Fatos Nanon, ministrin e Mbrojtjes, Sabit Brojkaj, me Drejtorin e policisë Sokol Bare, si dhe me Drejtorin e SHIK-ut Fatos Klosin gjatë vitit 1998/99. Edhe pse Xhavit Haliti, nuk tregon se për ç’far ‘’marrëveshje’’ dhe ‘’vendime’’të pa ‘’shkruara’’ e ka fjalën, ngjarjet e atyre viteve në Shqipëri dhe në Kosovë, na bëjnë me dije se ‘’vendimet’’ dhe ‘’marrëveshjet’’ e tyre kanë të bëjnë me pengimin e FARK-ut me të gjitha mënyrat për të mos marr pjesë në çlirimin e Kosovës, duke përfshirë edhe vrasjet e kundërshtarëve të tyre politik.
Në pyetjen e gazetarit se autoritet suprem i UÇK-së në Shqipëri keni qenë ju, Haliti përgjigjet: ” Po. Unë dhe Azem Syla.”
Ndërsa në pyetjen e gazetarit se a e keni takuar Fatos Nanon ai përgjigjet: ” Në fillim unë kam qenë i prekur me Fatosin, për faktin që nuk pranonte realisht as të takoheshim, nga se e dinte se pse e kërkoja për takim. Dhe mesazhet i shkonin çdo ditë: çka po thua dhe çka ke obligim. Në përpjekjet e mia, ndihmesë të madhe për ta sqaruar kam pasur edhe nga rrethi i shokëve të Fatosit, të cilët i njihja edhe unë, dhe të disa strukturave të shtetit.’’( e ka fjalën për SHIK-un e F. Klosit-vërejtja ime)’’. Dhe një ditë më ka ftuar dhe jemi marrë vesh për të gjitha.”
Kjo nënkuptohet se Xhavit Haliti kërkonte nga Fatos Nano për ta ndihmuar në realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut, me të cilën Fatos Nano ishte obliguar që ta ndihmonte LPK-në për ta shkatrruar LDK-në dhe për ta larguar nga skena politike dr. Ibrahim Rugovën. Prandaj Haliti ia kujton Nanos se LPK-ja i ka kryer obligimet që kanë dalur nga Marrëveshja e Zurich-ut, prandaj i thotë: ”çka po thua çka ke obligim.” – VIJON
(Shënim i redaksisë: Kjo sqaron dhe konfirmon se Fatos Nano ishte në takimin në Kretë me Millosheviçin me bekimin e Xhavit Halitit, Azem Sylës dhe tërë shtabit të UÇK-së. Pra, këta ishin shërbëtorë të Beogradit prandaj e dërguan deri në Kretë Nanon. Ka mbetur që një ditë zbulohet edhe kodi i Xhavit Halitit si spiun i UDB-së, pasi tashmë siç e dini i Azem Sylës është zbuluar.)

Dëshmi me interes historik dalin dita-ditës në dritë nga dokumenta apo referenca të hershme rreth Arvanitëve dhe gjuhës së tyre në Greqi!

 

gjuha-abebe

Në revistën greke me titull: “Rrëzët e grekëve” ka një referencë të një kronologu grek, i cili shkruante në vitin 1836 për Arvanitët – Arbëreshët e Greqisë duke sjell në dritë të dhëna shumë interesante dhe me vlerë historike. Për këtë alb-observer.com, ju paraqet një faqe të kësaj reviste ku artikulli i saj parqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin me gjithë farë mënyrash.Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiu shkruar në vitin 1836, pak vite pas çlirimit të Greqisë. Ja se ç’shkruan ai konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: “Arbërisht”, ku ishte e njohur gjerësisht si Arvanitëshe”.Në vijim artikullshkruesi mundohet të krahasoj dallimet midis fshatrave grekë dhe atyre arvanitas/arbëresh, ku sipas tyre nuk ekzistonte asnjë dallim: rastësi? Madje deri në shekullin e 20-të gjuha që mbizotëronte në kotë fshatra dhe brenda në Athinë ishte arbërishtja. Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis në një studimin e tij për arvanitët e Salaminës, me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika –greqisht, shqip: “Jam arvanit dhe flas arvanitika”. Këta vendas thoshin se “gjuha jonë është gjuha e tatërve/etërve tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike; Gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve!

Po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah, si do të ishte marrëdhënia jonë. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe.

U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht. Mbështeteshim dhe e respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave. Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për net të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e jetës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit. Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por, me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk mbetesha dot shtatzënë. Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë.

Pavarësisht nga gjendja që po kaloja, asnjëherë nuk e kam menduar se do ta tradhtoja tim shoq. Pavarësisht se mbetesha një femër shumë pasionante, e dija që tashmë jeta ime kishte marrë një drejtim të caktuar dhe nuk mund të bëja gabime të tilla, por Zoti gjeti pikërisht atë kohë për të më bërë dhuratë dashurinë e jetës sime. A. ishte shoku i burrit tim. E di çfarë po mendoni, që është diçka e pështirë ajo që do t’ju tregoj, por, në fakt, e di se ju kurrë nuk do ta kuptoni dot atë që ndieja unë në ato momente. Unë doja të ndihesha femër, e dashuruar, ndaj dhe vendosa t’i pranoja përkujdesjet e A-së, të cilat në fillim ishin miqësore dhe më pas nisën të kishin natyrë sentimentale.

Me dashnorin u ndjeva se ende jetoj

Me rastin e një feste të organizuar, në një skutë të fshehur midis një morie njerëzish, u konsumua marrëdhënia jonë e parë. Ishte e fuqishme, e plotë, shpërthyese. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu. U ndjeva femër, u ndjeva e re, u ndjeva sërish plot jetë dhe besim.

Pa dyshim, pasuan edhe shumë takime të tjera. Sigurisht që e dija se ishte një gjendje që nuk do të mund të shkonte asgjëkundi, por nga ana tjetër ndihesha mirë, e dëshiruar, nuk doja që kjo lidhje të mbaronte.

Ndërkohë, marrëdhëniet e mia me tim shoq vazhdonin, por ishin më të rralla. Më dukej si një njeri i panjohur në krevat, ndërkohë që në jetën tonë të përditshme ai vazhdonte të ishte bashkëshorti im i dashur.

Por, e gjithë situata u përmbys kur mora vesh se kisha mbetur shtatzënë. U lumturova, isha në qiellin e shtatë sa për një moment harrova të mendoja se kush mund të ishte babai i foshnjës. Aty e kuptova që kishte ardhur momenti për ta zgjidhur gjithë situatën në të cilën ndodhesha. A-në e doja, por edhe tim shoq nuk mund ta lija.

Në atë kohë nuk e dija se ku isha. Çdo zile telefoni, çdo e rënë dere më dukej si shkatërrimi im, sikur ishte A. që kishte ardhur për të treguar gjithçka, por ai nuk u duk kurrë. Asnjëherë. Pas një muaji frike im shoq më tha se shoku i tij, A., ishte larguar jashtë vendit përgjithnjë dhe që më bënte të fala pasi nuk kishte pasur mundësi të gjente kohën për të më takuar.

U lehtësova. Pikërisht në atë moment i thash bashkëshortit tim se isha shtatzënë. Tani djali im është shtatë vjeç… /Sh./
maxy22